Botë

Mbi 300 vajza të liruara i nënshtrohen ekzaminimit, pas rrëmbimit në Nigeri

Me qindra nxënëse nigeriane të rrëmbyera javën e kaluar nga shkolla në shtetin veriperëndimor të Nigerisë, Zamfara, janë liruar të martën.

Ato do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekësor para ribashkimit me familjarët.

Vajzat e liruara, të veshura me ferexhe të kaltra dhe këmbëzbathur, janë duke u mbajtur aktualisht në ndërtesën e qeverisë në Gusau.

Persona të armatosur i kishin rrëmbyer vajzat nga shkolla e lartë qeveritare për vajza në qytetin Jangebe gjatë së premtes, në valën më të fundit të rrëmbimit të nxënëseve në shtetin e Afrikës Perëndimore.

Policia dhe ushtria kishin ndërmarrë një operacion të përbashkët për shpëtimin e nxënëseve, rrëmbimi i të cilave kishte nxitur reagime kudo në botë.