Botë

SHBA, 4 milionë doza të vaksinës së J&J në dispozicion nga e marta

 

Prej ditës së martë fillon shpërndarja e vaksinës së tretë të miratuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës rreth 4 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson do të jenë në dispozicion prej mëngjesit të së martës krahas dy vaksinave të miratuara më parë, ato të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna.