Botë

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe 721 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, nga 3.816 testime.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 519.985 testime për COVID-19, ku 102.482 janë infektuar.