Pas temperaturave të ulëta dhe motit të ndryshueshëm, Teksasi është duke u përballur me problemin e lakuriqëve.
Këtë e ka bërë të ditur Departamenti i Parqeve dhe Jetës së Egër, duke thënë se dhjetëra koloni lakuriqësh janë gjetur të ngordhur në rrugët dhe qoshet e shtëpive. Përmes një postimi në Facebook, Departamenti ka shkruar se kjo ka ndodhur për shkak të motit të ftohtë, ku lakuriqët kanë shpenzuar rezervat e tyre dhe kanë ngordhur nga uria.
“Shqetësimet kryesore ishin dehidrimi dhe pesha e ulët e trupit. Kishte lakuriqë që tentonin të jepnin shenja jete dhe të ushqeheshin me ushqime të jashtme në muzg”, kanë thënë ekspertët e fushës së kafshëve.
Mediat e huaja shkruajnë se dhjetëra lakuriqë janë shpëtuar dhe janë dërguar në një qendër trajtuese.
Teksasi në javët e fundit është përfshirë nga temperatura të ulëta që janë përcjell me reshje të mëdha bore. Miliona njerëz kishin mbetur të izoluar në shtëpi me mungesë të energjisë elektrike.
Sad news about Texas bats. ⚠️ Never handle bats, dead or alive.
Posted by Texas Parks and Wildlife on Wednesday, February 24, 2021