Sardenja do bëhet rajoni i parë i Italisë që do futet në “zonën e bardhë” të koronavirusit. Kështu ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, duke thënë se Sardenjës përveç mbajta e maskës, distancimi shoqëror dhe detyrimi i higjienës, do i hiqen masat kufizuese ndaj pandemisë COVID-19 prej 1 marsi.
Për zonat e tjera pritet të shihet situata epidemiologjike derisa të dhënat pozitive do të mundësojnë reduktimin në minimum të kasave kufizuese për banorët e ishullit.
Mediat italiane raportojnë se në tri javët e fundit, Sardenja ka regjistruar ulje masive të rasteve pozitive.
Gjatë vitit të kaluar Italia ishte ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi. Rastet pozitive dhe të vdekjeve ishin rritur dukshëm.