Botë

Bideni urdhëron sulmin e parë ushtarak, cak Siria

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar sulmet ajrore në Siri gjatë së enjtes, duke u cilësuar si veprimi i parë ushtarak i ndërmarrë nga administrate e Joe Bidenit.

Qëllim i sulmit ishin objektet afër kufirit irakian të përdorura nga grupet e milicisë të mbështetura nga Irani. Nga Pentagoni kanë thënë se sulmet ishin hakmarrje për një sulm të kryer në Irak në fillim të shkurtit, ku kishte mbetur i vdekur një kontraktor civil dhe ishte plagosur një anëtar ushtarak i SHBA-së.

“Jam i sigurt që në cakun që kemi përcjellur, e dimë në çka kemi goditur”, ka thënë para gazetarëve Lloyd Austin, sekretari i Mbrojtjes në SHBA, raporton CNN.

“Ne kemi besim se shënjestra po përdorej nga të njëjtët militantë Shia që kryen sulme”.

Austin ka thënë se një rekomandim të tillë ia kishte thënë edhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden