Botë

Kina aprovon dy vaksina të tjera për COVID-19

Kina aprovon dy vaksina të tjera për COVID-19
Foto: AP
 

Kina ka aprovuar dy vaksina të tjera për COVID-19 për përdorim të gjerë.

Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore i ka dhënë aprovimin vaksinën nga CanSino Biologics dhe një vaksine të dytë nga Sinopharm. Të dyja po përdoren në grupe të caktuara të njerëzve nën autorizim emergjent. Kina tash ka katër vaksina kundër koronavirusit.