Botë

Merkel: Gjermania në valën e tretë të pandemisë

 

Kancelarja Angela Merkel u ka thënë ligjvënësve të partisë së saj konservatore se Gjermania ndodhet në valën e tretë të pandemisë së koronavirusit, kanë thënë dy burime të afërta me takimin.

Burimet kanë bërë të ditur se Merkeli ka paralajmëruar gjithashtu se çdo zbutje e masave të izolimit zbatuar në fund të vitit dhe të zgjatura deri më 7 mars do të duhej ndërmarrë në mënyrë të kujdesshme dhe graduale.