Udhëheqësit e puçit ushtarak të Birmanisë duhet të lirojnë lideren e zgjedhur në mënyrë demokratike Aung San Suu Kyi, ka thënë sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Dominic Raab.
Në një fjalim, Raab i ka bërë thirrje Ushtrisë të "heqë dorë" dhe të respektojë procesin demokratik të Birmanisë, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo vjen pasi të paktën dy njerëz u vranë në protestat kundër grusht-shtetit.
Protestuesit dolën në rrugë pasi ushtria mori shtetin në dorë më 1 shkurt dhe vendosën Suu Kyin në arrest shtëpiak.
Ushtria pretendon se fitorja e madhe e zgjedhjeve të partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci vitin e kaluar ishte mashtruese, por nuk ka dhënë prova.
Suu Kyi akuzohet për posedim të radio-doreve të paligjshme dhe shkeljen e ligjit të katastrofës natyrore të vendit.