Botë

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Nigeri, 6 të vdekur

 

Gjashtë njerëz kanë mbetur të vdekur kur një aeroplan ushtarak u rrëzua të dielën në afërsi të pistës Abuja, Nigeri, pasi pësoi dëmtim të motorit.

Ministri i Aviacionit në Nigeri, Hadi Sirika, ka thënë se incidenti përfshiu një aeroplan binjak turboprop King Air 350.