Botë

Kina tejkalon SHBA-në, tani është partneri më i madh i BE-së

 

Kina është bërë partneri më i madh tregtar i Bashkimit Evropian, duke i tejkaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së, tregtia midis bllokut dhe Kinës ka kapur vlerën prej 709 miliardë dollarësh vitin e kaluar, krahasuar me 671 miliardë dollarë importe dhe eksporte me SHBA-në.