Botë

Të paktën 60 të lënduar nga një zjarr që ka shpërthyer në kufirin mes Iranit e Afganistanit

Të paktën 60 të lënduar nga një zjarr që ka shpërthyer në kufirin mes Iranit e Afganistanit
 

Të paktën 60 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në kufirin mes Afganistanit dhe Iranit.

Autoritetet iraniane kanë dërguar zjarrfikësit dhe ambulancat në vendin e ngjarjes, raportojnë mediat e huaja. Raportet e para thonë se deri te shpërthimi ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një tanku me gaz. Mirëpo më vonë, zyrtarë iranian thanë se nuk dihen ende shkaqet e sakta.