Botë

Policia ruse publikoi videon e arrestimit të protestuesit “për të frikësuar njerëzit”

 

Arrestimi dhe burgosja e liderit opozitar rus Alexei Navalny ka nxitur protesta rrugëve në Rusi. Me vendosmërinë e Kremlinit që këto protesta të shtypen, policia ka shënjestruar aktivistë opozitarë në vend, aq sa edhe në Vladivostok.

Një video online ka shfaqur pamjet e protestuesit Gennady Shulga në Vladivostok i cili mbahet me forcë mbi tasin e ushqimit të qenit të tij, ndërsa policia ruse e merr në pyetje në shtëpinë e tij.