Afrika e Jugut do të vaksinojë punonjësit shëndetësorë me vaksinën anti-COVID të Johnson&Johnson që ende nuk është aprovuar, duke filluar që nga java e ardhshme, si studim për të parë se çfarë mbrojtje ofron kjo vaksinë ndaj COVID-19, veçanërisht kundër variantit jug-afrikan të koronavirusit, shkruan AP.
Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Zweli Mkhize, ka thënë se Afrika e Jugut ka hequr dorë nga planet për përdorim të vaksinës së Oxford/AstraZenecfas, pasi nuk parandalon sëmundje të buta dhe të mesme nga varianti.
Vaksina anti-COVID e Johnson & Johnson, që përdoret në vetëm një dozë, ende po testohet ndërkombëtarisht dhe nuk është aprovuar ende në asnjë shtet.