Botë

Rusia kthen dy homoseksualë çeçenë që kishin ikur pasi ishin torturuar

Dy homoseksual çeçenë që kishin ikur në Rusi pasi kishin pretenduar se janë torturuar, janë kthyer në Çeçeni nga autoritetet ruse dhe janë në “rrezik për jetë”, ka thënë një grup i të drejtave të njeriut, njofton BBC.

Rrjeti LGBT rus ka thënë se Salekh Magamadov dhe Ismail Isayev janë kapur dhe rikthyer në Çeçeni nga policët rusë.

Grupi ka thënë se të dy kishin ikur në Rusi vitin e kaluar për të evituar arrestimin nga policët çeçenë, zyrtarisht pasi kishin udhëhequr një kanal të opozitës në rrjetin Telegram.

Të dy janë torturuar dhe u detyruan të xhironin një video duke kërkuar falje.

Grupi ka thënë se të dy janë arrestuar nga policia ruse në Nizhny Novgorod, 450 kilometra në lindje të Moskës. Nuk është e qartë pse janë arrestuar, por thuhet se ata janë kthyer në Çeçeni.