Botë

Ligjvënësit e Virxhinias shfuqizojnë dënimin me vdekje

Ligjvënësit në shtetin e Virgjinias të SHBA-së kanë votuar për të shfuqizuar dënimin me vdekje për krimet e rënda.

Të Premten Dhoma e Delegatëve të shtetit ndoqi Senatin në votimin për t'i dhënë fund praktikës, duke i hapur rrugën Guvernatorit Ralph Northam të nënshkruajë shfuqizimin e ligjit.

Ky vendim bën që Virgjinia të bëhet shteti i parë në SHBA që shfuqizon ndëshkimin e tillë, shkruan BBC.

Kjo lëvizje vjen në kohën kur po zhvillohet një debat në SHBA rreth ekzekutimeve me vdekje.

Ish-presidenti Donald Trump i rifilloi dënimet me vdekje në nivel federal vitin e kaluar pas një pauze 17-vjeçare. Rreth 13 njerëz u vranë brenda pak muajsh - përfshirë gjashtë ekzekutime të kryera pas zgjedhjeve.