Vaksina ruse anti-COVID “Sputnik V” jep rreth 92 për qind mbrojtje kundër Covid-19, zbulojnë rezultatet e provës në fazën e fundit, është njoftuar në revistën “The Lancet”.
Vaksina gjithashtu është konsideruar të jetë e sigurt - dhe ofron mbrojtje të plotë kundër shtrimit në spital dhe vdekjes.
“Sputnik V” ishte në mes të një polemike, pasi doli në treg para se të dilnin të dhënat përfundimtare të provës. Por shkencëtarët konfirmuan se ajo është e sigurt.
Vaksina ruse bashkohet në radhët e vaksinave që tashmë janë në treg si Pfizer, Oxford/AstraZeneca, Moderna dhe Janssen.
Vaksina Sputnik funksionon në një mënyrë të ngjashme si ajo Oxford/AstraZeneca e zhvilluar në Britaninë e Madhe dhe vaksina Janssen e zhvilluar në Belgjikë.