Botë

Ekipi i OBSH-së viziton qendrat e kontrollit të sëmundjes për të kuptuar origjinën e virusit

Descriptive Text

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që po heton origjinën e pandemisë me COVID-19 ka vizituar dy qendra të kontrollit të sëmundjes të hënën, e që kanë qenë nën menaxhim të shpërthimit të virusit në qendër të qytetit të Wuhanit.

Hetuesit e OBSH-së kanë arritur në Wuhan muajin e kaluar për të gjetur të dhëna dhe kanë vizituar spitalet dhe marketet ku më herët ishin identifikuar raste me koronavirus.

Ekipi vizitoi të hënën Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve Hubeit dhe zyrën e qytetit të Wuhanit, raporton AP.

Kina është munduar ta heqë fajin nga vetja për shpërthimin e pandemisë, ndërsa ka promovuar teori se virusi ka pasur origjinën nga diku tjetër dhe se mund të ishte sjellë në Wuhan.