Botë

Ora policore nuk po e parandalon virusin në Francë

Descriptive Text

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka thënë të enjten se Qeveria është duke e shqyrtuar ashpërsimin e masave për ta parandaluar shpërndarjen e COVID-19 dhe varianteve të reja të koronavirusit.

Sipas tij, ekziston mundësia që të rritet numri i rasteve, pa marrë parasysh orën policore të zbatuar në vend.

Ai megjithëkëtë ka thënë se masa prapëseprapë ka pasur ndikim.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në fillim të janarit janë evidentuar 500 raste të infektimit me variantin e ri të koronavirusit në ditë, kurse kohëve të fundit ky numër është rritur deri në dy mijë.

Autoritetet kanë paralajmëruar se në ditët në vijim mund të publikohen masa më të ashpra parandaluese. Mes tyre është si opsion edhe zbatimi i izolimit të tretë mbarëkombëtar.