Botë

Daçiqi pret përmirësim të marrëdhënieve mes Serbisë e SHBA-së

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se marrëdhënies mes Serbisë dhe SHBA-së në vitet e fundit po përjetojnë një trend të madh pozitiv dhe se dy vendet nuk kanë “shtyrë nën tepih” disa mosmarrëveshje, si ato rreth Kosovës, por se kanë vazhduar tutje, raporton Tanjug.

Ai ka shtuar se Serbia pret që presidenti i ri amerikan Joe Biden dhe administrata e re të përdorin trendin ekzistues të marrëdhënieve të ndërsjella dhe ta vazhdojnë ta pasurojnë atë me lloje të reja të bashkëpunimit.