Botë

SHBA-ja në rrezik nga ekstremistët e brendshëm, pas dhunës në Capitol

SHBA-ja në rrezik nga ekstremistët e brendshëm, pas dhunës në Capitol
Foto: Reuters
 

Washington, 27 janar (Reuters) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me kërcënimin në rritje nga dhuna e ekstremistëve të brendshëm, persona këta të pakënaqur me disfatën zgjedhore të Donald Trumpit më 3 nëntor dhe të frymëzuar nga bastisja vdekjeprurëse në Capitol.

Një paralajmërim të tillë e ka bërë të mërkurën Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare, me rastin e publikimit të buletinit kombëtar për terrorizmin.