Botë

Kina nis përdorimin e testeve anale për koronavirus

Descriptive Text

Kina ka nisur përdorimin e testeve anale për të detektuar koronavirusin, me doktorët që po e cilësojnë si metodën më të saktë të mundshme.

Zyrtarët kanë nisur të marrin mostra nga qytetarët e lagjeve të Pekinit ku javën e fundit u regjistruan raste me COVID-19, ka njoftuar “CCTV”.

Metoda e re e testimeve ka nxitur debat në rrjete sociale, me shumë përdorues që metodën e mëhershme atë të testimeve në hundë dhe në gojë, tash po e cilësojnë si “tejet të mirë”.

Së fundmi në Kinë në disa qytete ka pasur rritje të rasteve dhe shumica e qyteteve kanë nisur menjëherë testimet masive, përmes tamponëve në hundë e në gojë. Megjithatë metoda përmes tamponëve anale “mund të rrisë shkallën e detektimit te njerëzit e infektuar pasi virusi jeton më gjatë në anus sesa në traktin respirator”, sipas ekspertëve kinezë.

Deri tash me këtë metodë janë testuar më shumë se 1000 nxënës të shkollave të mesme, kanë njoftuar autoritetet. Metoda e tillë e testimit ishte përdorur edhe vitin e shkuar në Kinë, por në grupe të vogla.

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Kinë menjëherë kanë shpërthyer me shaka për këtë procedurë.

“Jam shumë me fat që jam kthyer më herët në Kinë”, ka shkruar një përdorues, ndërsa një tjetër ka shtuar se “pas çdo testimi të tillë i është dashur të vjellë”.