Botë

OBSH-ja dënon “nacionalizmin e vaksinave”

OBSH-ja dënon “nacionalizmin e vaksinave”
 

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka adresuar thirrje për dyfishimin e furnizimeve me vaksinat kundër COVID-19, duke bërë të ditur se shtetet më pak të zhvilluara duhet “të presin dhe të shohin” derisa ato më të pasurat kanë çuar përpara programet e tyre të imunizimit.

Ai me këtë ka dënuar “nacionalizmin e vaksinave”, për të cilin ka thënë se mund t’u shërbejë vetëm synimeve afatshkurtra politike. Gjatë një konference në Gjenevë, shefi i OBSH-së u ka bërë thirrje vendeve përreth botës që të mos e mbyllin dritaren e mundësisë që vaksinat kanë hapur për frenimin e përhapjes së koronavirusit.