Botë

“Dominion” padit avokatin e Trumpit, kërkon 1.3 miliardë dollarë dëmshpërblim

“Dominion” padit avokatin e Trumpit, kërkon 1.3 miliardë dollarë dëmshpërblim
Foto: AP
 

Sistemi i Votimit Dominion ka dorëzuar një padi sot kundër avokatit personal të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Rudy Giulianit, raporton AP.

Kompania e makinës së votimit me padi një kompensim të dëmeve në vlerë 1.3 miliardë dollarë, pas pretendimeve të bëra nga Giuliani dhe Trumpi, ku kanë fajësuar kompaninë për humbjen në zgjedhjet presidenciale. Kishin bërë pretendime se sistemi është lehtësisht i manipulueshëm, ani pse nuk kanë treguar fakte. Dominion është një nga kompanitë lidere për makinat e votimit në SHBA dhe ka ofruar makinat për shtetin e Georgias, rezultatin në të cilin shtet Trump e ka kontestuar vazhdimisht.