Botë

Izraeli ekstradon ish-drejtoreshën e shkollës e akuzuar për abuzim seksual ndaj studenteve

Izraeli ekstradon ish-drejtoreshën e shkollës e akuzuar për abuzim seksual ndaj studenteve
Foto: Reuters
 

Një ish-drejtoreshë e shkollës në Australi e akuzuar për dhunë seksuale ndaj studentëve të saj, është ekstraduar në Australi të hënën me urdhër të Gjykatës Supreme të Izraelit, ka thënë avokati i saj.

Malka Leifer kishte luftuar për kthimin e saj në Australi, duke përfshirë edhe paraqitjen se ishte e sëmurë mendërisht, ndërsa çështja ka qenë nëpër gjykatat e Izraelit që nga viti 2014.