Botë

Portugalia sot zgjedh presidentin e ri

Foto: Reuters
 

Të maskuar, në distancë sociale dhe secili me laps të vetin për të parandaluar përhapjen e COVID-19, portugezët sot ia mësynë qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm, pavarësisht nivelit të lartë të të prekurve me koronavirus në këtë shtet.

Sondazhet e zhvilluar deri më tani nxjerrin fitues të këtyre zgjedhjeve presidenti në detyrë, Marcelo Rebelo de Sousa i Partisë Social Demokrate të qendrës së djathtë, i cili ka ushtruar këtë funksion që nga vitit 2016, shkruan Reuters.