Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer sot në një shtëpi pleqsh në Ukrainë.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi i emergjencave i Ukrainës sipas të cilit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kharkiv, raporton Reuters.
Nuk dihen ende rrethanat që quan deri te zjarri.