Botë

Franca mirëpret kthimin e SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes Twitterit i ka uruar mirëseardhje Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Marrëveshjen e Parisit për klimën, pak pasi Joe Biden u betua si president i ri i SHBA-së.

Kjo Marrëveshje është krijuar me qëllim të mbrojtjes së planetit nga ndikimet e krizës klimatike.