Botë

Aksident zinxhiror mes 130 automjeteve në Japoni

Një aksident zinxhiror, në të cilin janë përfshirë 130 vetura, ka ndodhur në veri të Japonisë.

Një person ka vdekur dhe dhjetë të tjerë janë lënduar, si pasojë e stuhisë së borës që ka vështirësuar kushtet e qarkullimit në autostradën japoneze. 200 persona janë nxjerr nga automjetet, me ndihmën e ekipeve të shpëtimit.

Japonia është përfshirë në një dallgë të stuhive të borës, me ç’rast disa pjesë të saj janë mbuluar nga një shtresë dyfish më e dendur e borës se sa zakonisht. Në momentin e aksidentit të madh, shpejtësia e erës që frynte kishte arritur në 100 kilometra në orë.

Sipas mediave japoneze, pjesa veriore pritet që të ballafaqohet borë që do të arrijë deri në 40 centimetra trashësi, gjatë 24 orëve të ardhshme. Në muajin dhjetor të vitit 2020, shkaku i stuhisë së borës, 1 mijë vetura ishin ngujuan për dy ditë radhazi në një autostradë në Japoni.

Moti i keq i ditëve të fundit ka detyruar autoritetet që t’i bëjnë thirrje kryeministrit për marrje të masave.