Botë

Norvegjia i druhet vaksinës së “Pfizerit”, ndryshon qasjen e përdorimit

Norvegjia i druhet vaksinës së “Pfizerit”, ndryshon qasjen e përdorimit
 

Norvegjia ka ndryshuar politikat e përdorimit të vaksinës kundër COVID-19 të kompanive “Pfizer”-“BioNTech”, duke e shqyrtuar përjashtimin e personave që vuajnë nga sëmundjet e pashërueshme. Kjo si pasojë e raportimit të rasteve të vdekjes në mesin e marrësve më të ndjeshëm, pas injektimit.

“Autoritetet Shëndetësore të Norvegjisë tani kanë ndryshuar rekomandimin (e tyre) në lidhje me vaksinimin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e pashërueshme (që janë në shkallën e tetë të brishtësisë klinike apo edhe më të lartë”, ka bërë të ditur “BioNTech”.