Botë

Italia raporton 377 të vdekur nga koronavirusi dhe 12.545 të infektuar në 24 orët e fundit

Foto: AP

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka raportuar të dielën për 377 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Derisa ka njoftuar për 12.545 të infektuar.

Të shtunën janë raportuar 475 të vdekur dhe 16.310 të infektuar.

Italia ka regjistruar 82.177 të vdekur nga COVID-19 që nga shkurti kur janë paraqitur rastet e para me COVID-19, duke u bërë vendi me shifrën e dytë më të lartë në Evropë dhe të gjashtën në botë.