Botë

Alarm i rrejshëm në aeroportin e Frankfurtit

Policia gjermane ka bllokuar Terminalin 1 të Aeroportit të Frankfurtit, pasi u dyshua se mund të kishte një bombë në një çantë që ishte hedhur aty.

Operacioni policor ndodhi gjatë së shtunës, ndërsa më pas u verifikua se në çantë përpos gjësendeve të personit që i kishte humbur, nuk pati asgjë të rrezikshme.

Thashethemet lidhur me rrezikun e kanosur vazhduan duke u përhapur në rrjete sociale.