Botë

India nis programin më të madh të vaksinimit kundër COVID-19

India do të fillojë programin më të madh për vaksinimin kundër COVID-19, që tenton të mbrojë më shumë se 1.3 miliardë njerëz.

Miliona doza nga dy vaksinat e aprovuara, Covishield dhe Covaxin, janë dërguar në tërë vendin.

Kryeministri Narenda Modi ka thënë se punëtorët e shëndetit do të vaksinohen të parët, raporton BBC.

India rendimet pas SHBA-së me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Modi ka shtuar se janë përgatitur të vaksinojë tërë popullin dhe se qeveria do gjurmonte të gjithë për t’u siguruar se askush nuk është lënë jashtë programit.

Rreth 10 milionë punonjës shëndetësorë do të vaksinohen fillimisht, pasuar nga policët, ushtarët dhe punëtorët e frontit të parë që janë përballur me virusin.

Të dytët në rend do të jenë njerëzit mbi 50 vjeç dhe çdokush nën këtë moshë që ka sëmundje të rënda.