Presidenti i Turqisë ka kritikuar Shtetet e Bashkuara që e ka përjashtuar shtetin e tij nga programi i aeroplanëve luftarakë F-35, pasi Ankaraja bleu sistemin mbrojtës të Rusisë.
Pas lutjeve të xhumasë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia pagoi goxha shtrenjtë aeroplanët amerikanë. Erdogani ka pretenduar se Amerika me këtë veprim ka gabuar, porse shpreson që gabimin do ta përmirësojë presidenti i zgjedhur Joe Biden.
Turqia është larguar nga programi i aeroplanëve F-35 shkaku i blerjes së sistemit rus, ani pse ka prodhuar disa pjesë të tyre. Duke e arsyetuar vendimin, SHBA-ja ka bërë të ditur se sistemi rus i vë në rrezik aeroplanët F-35 dhe është në shpërputhje me infrastrukturën strategjike të NATO-s.
Shkaku i mosmarrëveshjes, SHBA-ja ka bllokuar stërvitjen e pilotëve turq dhe deklaroi se Turqisë nuk do t’i lejohej marrja e katër aeroplanëve që ka blerë.
Mirëpo Erdogani nuk ka ndryshuar qëndrim. Ka thënë se shteti do të vazhdojë bisedimet me Rusinë në lidhje me pakon e dytë të sistemit S-400. Pakon e parë të këtij sistemi vendi e pranoi në vitin 2019 dhe e ka testuar në vjeshtën e vitit 2020.