Botë

Mocion mosbesimi ndaj qeverisë sllovene

Opozita në Slloveni paraqiti sot një mocion mosbesimi në parlament kundër qeverisë së koalicionit të kryeministrit Janez Jansha.

Kreu i partisë opozitare Desus, Karl Erjavec, e akuzon qeverinë për përgjigjen e saj të dobët ndaj pandemisë.

Sllovenia aktualisht ka një nga nivelet më të larta të infektimeve me koronavirus në Evropë, njofton Ata të premten.

Mocioni u nënshkrua nga 42 deputetë nga 90 gjithsej. Për të kaluar mocioni, duhen 46 vota për.