Botë

Washingtoni në mbyllje, zbatohen ndalesa për armë në prag të inaugurimit

Washingtoni në mbyllje, zbatohen ndalesa për armë në prag të inaugurimit
 

Veprimet pasojnë bastisjen e dhunshme në ndërtesën e Capitolit javën e shkuar nga mbështetësit e presidentit Donald Trump, si dhe çrregullimeve në fluturime dhe në aeroporte. Zyrtarët kanë paralajmëruar se po përgatiten protesta të armatosura në Washington dhe në të gjitha 50 shtetet e SHBA-së

Washington, 14 janar (Reuters) – Teksa Washingtoni është vënë në mbyllje në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, “Delta Air Lines” ka vënë të enjten kufizime të reja për udhëtarët që synojnë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa demokratët kanë paralajmëruar për dhunë të mundshme politike edhe pas betimit të 20 janarit.

“Delta” nuk ua ka lejuar udhëtarëve që mësyjnë aeroportet e rajonit të Washingtonit që t’i paraqesin armët gjatë fluturimeve në prag të inaugurimit, ka thënë të enjten shefi ekzekutiv i kompanisë, Ed Bastian.