Botë

Turqia fillon vaksinimin me vaksinën kineze anti-COVID

Turqia fillon vaksinimin me vaksinën kineze anti-COVID
Foto: AP
 

Turqia është bërë shteti i radhës që ka filluar programin e vaksinimit kundër koronavirusit të ri. Turqia ka filluar vaksinimin e punonjësve shëndetësorë nëpër spitale me vaksinën kineze anti-COVID, të prodhuar nga Sinovac Biotech Ltd, shkruan agjencia AP.

Sot ka nisur vaksinimi në Turqi, vetëm një ditë pasi që autoritetet turke kanë aprovuar vaksinën e Sinovac për përdorim emergjent.