1 perditesime
14:23

Kina kthen mbrapshtë dy shkencëtarë të OBSh-së, rezultuan pozitiv për koronavirus

Dy pjesëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilët ishin nisur sot për të hulumtuar origjinën e koronavirusit në Wuhan të Kinës, janë kthyer mbrapshtë pasi kanë rezultuar pozitiv në testin serologjik për Covid-19.

Grupi i përbërë nga 13 shkencëtarë të OBSh-së, ishte planifikuar të zbarkonte në qytetin kinez të Wuhanit ku janë regjistruar rastet e para të koronavirusit në fundit të vitit 2019. Mirëpo, dy prej tyre kanë ngelur në Singapor pasi rezultuan pozitiv.

Testi serologjik IgM tregon shenjat e hershme të infeksionit por mund të shfaqen po ashtu tek dikush që është vaksinuar apo ka qenë i infektuar më parë.

Që nga nëntori i vitit 2020, ata që udhëtojnë për në Kinë duhet të kenë testin negativ serologjik dhe po ashtu testin PCR.

OBSH ka deklaruar se shkencëtarët që kanë dalë pozitiv janë testuar edhe më parë dhe kanë dalë negativ për koronavirus disa herë.

08:29

Arrin në Kinë ekipi i OBSH-së që do ta hetojë origjinën e koronavirusit

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka arritur në qytetin kinez Wuhan për të nisur hetimet për origjinën e pandemisë COVID-19.

Ekipi ka arritur pas muajve negociata mes OBSH-së dhe autoriteteve të Pekinit, shkruan BBC.

Një grup prej dhjetë shkenctarëve pritet të intervistojnë njerëz nga institutet hulumtuese, spitalet dhe nga tregu i kafshëve ku është menduar se është paraqitur rasti i parë me koronavirusin e ri.

COVID-19 së pari është zbuluar në Wuhan në fund të vitit 2019.

Skuadra e OBSH-së ka arritur sot në mëngjes në Kinë, ndërsa koincidon me rishfaqjen e rasteve me koronavirusin e ri në veri të Kinës, ndërsa jeta në Wuhan i është kthyer normalitetit relativisht.

Ekipi do të jetë në karantinë për dy javë para se të nisë hulumtimet, që do të mbështeten në mostrat dhe dëshmitë e ofruara nga autoritetet kineze.

Më herët këtë muaj OBSH-ja kishte njoftuar se ekipit i është mohuar hyrja në Kinë, pasi një anëtar ishte kthyer prapa. Por, Pekini tha se e gjitha është keqkuptim dhe se arranzhimet për hetimet janë ende duke u diskutuar.

Kina me muaj ka thënë se origjina e pandemisë nuk ka qenë atje.

“Nuk ka të bëjë me politikë apo t’i vihet faji ndokujt, por për të marrë përgjigje shkencore”, ka thënë profesori Dale Fisher, zyrtar i lartë në OBSH.

Fisher thotë se shumica e shkenctarëve besojnë se virusi është një “ngjarje e natyrshme”.

Të enjten, Kina e ka raportuar rastin e parë të vdekjes nga COVID-19 në më teprë se tetë muaj.

Kina kryesisht e ka vënë situatën nën kontroll me pandeminë, fal kontrolleve strikte, testimevemasive e mbylljeve strikte.

Por, kanë filluar të paraqiten raste të reja në javët e fundit, kryesisht në provincën veriore Hebei, që rrethon Pekinin dhe në provincën verilindore Heilongjiang.

Dy nga ekspertët janë ndalur për shkak se janë gjetur antitrupa tek ta. Ata janë duke u ritestuar për COVID-19.