Botë

Spanja regjistron rekord të rasteve ditore me COVID-19

Foto: AP
 

Spanja ka raportuar 38.869 raste të reja me koronavirus të mërkurën, duke shënuar numrin më të lartë të rasteve ditore qëkur ka filluar pandemia, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, pas shpërndarjes edhe më të madh të infeksionit pas festës së Krishtlindjeve.

Kjo ka çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 2.176.089, ka thënë Ministria e Shëndetësisë, derisa shifra për vdekjet nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 52.878.