Botë

Viti i dytë i pandemisë mund të jetë “më i ashpër”

Viti i dytë i pandemisë mund të jetë “më i ashpër”
Foto: AP
 

Viti i dytë i pandemisë së koronavirusit mund të jetë më i ashpër sesa i pari, marrë parasysh si po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja, ka thënë të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, ka thënë Mike Ryan nga OBSH-ja, gjatë një organizimi virtual në rrjetet sociale.