Botë

Turqia aprovon vaksinën anti-Covid të Sinovacit e prodhuar në Kinë

Autoritetet turke dhanë të drejtën për përdorimin emergjent të vaksinës COVID-19 të prodhuar nga Sinovac Biotech Ltd. të Kinës, duke hapur rrugën për përhapjen e programit të vaksinimit të Turqisë duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupe të tjera me rrezik të lartë.

"Unë më parë kisha thënë që ka dritë në fund të tunelit," tha ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca ndërsa mori dozën e parë të vaksinës, e cila do të shpërndahet në dy doza. "Unë besoj se ditët para nesh do të jenë të ndritshme”, shkruan AP.

Koca tha se programi i vaksinimit do të fillojë të enjten, duke filluar nga punëtorët shëndetësorë. Ai nxiti të gjithë qytetarët që të vaksinohen, duke thënë se është e vetmja rrugë premtuese të mposhtët pandemia.

Vaksina Sinovac iu nënshtrua studimeve në Turqi, Brazil dhe Indonezi dhe ka pasiguri se sa mbrojtëse është.

Studiuesit në Brazil javën e kaluar kishin e konsideruar vaksinën si 78% efektive në mbrojtjen nga sëmundja simptomatike - por këtë javë ata njoftuan të dhëna që tregojnë përgjithësisht, efektiviteti është pak më shumë se 50%.