Botë

Indonezia, shteti që po vaksinon të rinjtë së pari

Indonezia, shteti që po vaksinon të rinjtë së pari
 

Indonezia është në mesin e shteteve që ka nisur vaksinimin e qytetarëve të saj kundër virusit Covid-19 në përpjekje për të ndaluar përhapjen e tij.

Mirëpo, ky shtet është duke vepruar ndryshe nga vendet e tjera, pasi në vend se të fillojë me vaksinimin e të moshuarve në fazën e parë, menjëherë pas punonjësve që janë në vijën e parë të fronit me Covid-19, do të vaksinojë të rinjtë nga mosha 18 deri në 59 vjet.