Botë

Daçiqi dhe Vulini imunizohen me vaksinën ruse

Daçiqi dhe Vulini imunizohen me vaksinën ruse
 

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin morën vaksinën ruse kundër koronavirusit - Sputnik V - në Institutin e Virologjisë Torlak në Beograd, njoftoi Qeveria serbe.

Siç thuhet, vaksinën ruse e kanë marrë edhe një sërë zyrtarësh tjerë serbë, përfshirë Marija Gnjatoviq, nga Instituti për Energjinë Bërthamore, Dragana Despot, drejtoreshë e Institutit për Biocide dhe Ekologji Mjekësore dhe Mirsad Gjerlek, sekretar i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë.