Botë

OBSH-ja e zhgënjyer që Kina nuk ka lejuar hyrjen e ekipit për hulumtimin e koronavirusit

OBSH-ja e zhgënjyer që Kina nuk ka lejuar hyrjen e ekipit për hulumtimin e koronavirusit
Foto: Reuters
 

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është i zhgënjyer që Kina nuk e ka lejuar hyrjen e misionit ndërkombëtar për të ekzaminuar origjinën e koronavirusit të ri.

Një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga OBSH-ja ishte pritur të futej në Kinë këtë javë, më saktësisht në Wuhan, në epiqendrën e koronavirusit të ri, për të studiuar origjinën.