Botë

Mesazhet e Trumpit dhe Bidenit për Vitin e Ri

 

Në një mesazh me rastin e Vitit të Ri, presidenti Donald Trump, reflektoi rreth arritjeve tij, duke i quajtur ato "fitore historike", ndërsa pasardhësi i tij, presidenti i zgjedhur Joe Biden, dha një ton optimist për vitin 2021.

Pas disa javë përpjekjesh për të fituar betejën për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, republikani Trump tha në një video të postuar në Tëitter: "Njerëzit duhet të na kujtojnë për atë që është bërë".