Botë

SHBA-ja i shet Arabisë bomba në vlerë 290 milionë dollarë

Foto: Reuters
Foto: Reuters
 

Departamenti i Shtetit në Amerikë ka aprovuar shitjen e bombave në vlerë prej 290 milionë dollarëve për Arabinë Saudite në javët e fundit të administratës Trump.

Agjencia për bashkëpunim në mbrojtje e Departamentit të Shtetit ka njoftuar miratimin e shitjes së municioneve të bombave të vogla GBU-39 dhe pajisjeve tjera për Arabinë Saudite të martën.