Botë

“Kjo nuk është Serbi”: Protestuesit akuzojnë Qeverinë malazeze si pro-serbe

Foto: AP
 

Me mijëra qytetarë kanë protestuar të hënën nëpër rrugët e kryeqytetit të Malit të Zi, duke e akuzuar Qeverinë si pro-serbe për shkak të planeve të saja për ta amendamentuar ligjin e pronave fetare që ishte kritikuar ashpër nga Kisha Ortodokse Serbe.

Duke bërtitur “Kjo nuk është Serbi” dhe “Tradhti”, turma e protestuesve sfidoi ndalesat për tubime në kohë pandemie për t’u mbledhur para ndërtesës së Parlamentit në Podgoricë, pasi që Qeveria propozoi ndryshime në ligjin që kishte ndarë publikun gjatë vitit të shkuar.