Botë

Dy gratë që mund ta largojnë nga pushteti Erdoganin

 

Për pjesën më të madhe të vitit 2020, presidenti Rexhep Tajip Erdogan u mbështet në aventurizmin e politikës së jashtme për të larguar vëmendjen nga kriza ekonomike e Turqisë dhe pasojat politike të AK, partisë së tij. Përpjekjet e tij agresive në Libi, Nago-Karabak dhe Mesdheun Lindor, ndihmuan në përmbysjen politike të vitit të kaluar, kur AKP humbi zgjedhjet lokale në qytetet kryesore dhe një rënie të ndjeshme në anëtarësimi, thekson Bloomberg, transmeton Shekulli.

Por strategjia mund të ketë arritur kufijtë e saj: As investitorët, as publiku i gjerë duket se nuk po mashtrohen premtimin e Erdogan për një epokë të re ekonomike. Në përgjithësi, presidenti dhe partia e tij duket se po humbin besimin e zonave të mëdha elektorale, përfshirë urbanët dhe konservatorët e rinj.