Botë

Fauci: Përparimet teknologjike mundësuan zbulimin e shpejt të vaksinës

Foto: Reuters
 

Doktori i njohur i sëmundjeve virusale, Anthony Fauci, u ka sqaruar të gjithë dyshuesve rreth shpejtësisë së zhvillimit të vaksinës anti-Covid. Ai ka deklaruar se zbulimi i vaksinës në këtë afat të shpejt ka të bëjë më përparimin e madh të teknologjisë dhe shkencës.

“Shpejtësia nuk ishte aspak sakrificë e sigurisë. Shpejtësia ishte pasqyrimi i përparimeve të jashtëzakonshme në shkencën e teknologjisë së platformës së vaksinave”, tha Fauci.