Botë

Në Mal të Zi valojnë flamujt e NATO-s

Në shumë punkte të Malit të Zi sot solemnisht janë ngritur flamujt e NATO-s, të cilët, në të ardhmen, do të valojnë gjithnjë pranë flamujve të Malit të Zi.

Flamuri i NATO-s është ngritur para Ministrisë së Mbrojtjes e në kazermat e Ushtrisë së Malit të Zi në Danilovgrad, Nikshiq, Plevle, Kolashin, Tivar, Masline dhe në bazën ajror Golubovci përcjell Koha.net. shkrimet e medieve nga Podgorica .

Mali i Zi në javën e shkuar është bërë anëtar i plotfuqishëm i NATO-s.